Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se me aktakuzat e konfirmuara ndaj presidenti Thaçi dhe kryetari të PDK’së, Kadri Veseli është shkundur struktura institucionale e Kosovës.
“Zhvillime dramatike, shkundet në substancë e gjitha struktura institucionale e Kosovës. Ndjenja e padrejtësisë po ndjehet tek të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kusari për T7.
Kusari-Lila ka thënë se Serbia ka qenë agresori, kurse Kosova viktima
“Sepse në luftën e fundit Kosova është sulmuar nga Serbia. Shqiptarët tash dorëzojnë një nga një krerët institucionalë për tu përballur me drejtësinë”, tha ajo.