Skuadra e Milwaukee Bucks ka arritur fitoren e dytë në playoffin e NBA-së kundër Miami Heat – duke e mposhtur kështu me rezultat 132-98, shkruan IndeksOnline
Basketbollisti i mbrëmjes ishte greku, Antetokounmpo – i cili realizoi 31 pikë, bëri 13 kërcime dhe 6 asistime.
Një ndeshje të mirë bëri edhe bashkëlojtari i grekut, amerikani Forbes – që bëri 22 shënime dhe 5 kërcime
Te kundërshtarët më i miri në fushë ishte amerikani, Dedmon – me 19 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime.
Fitore në playoff, ka shënuar edhe Denver Nuggets, duke mposhtur 128-109 ekipin e Portland Trail Blazers.
Për skuadrën e Denver – më i miri në fushë ishte serbi, Jokic, i cili po vazhdon të shkëlqej në NBA. Ai bëri 38 shënime, 8 kërcime dhe 5 asistime.