Skuadra e Milwaukee Bucks ka barazuar shifrat serike në 3 me 3 kundër Brooklyn Nets.
Takimi u mbyll me fitore të Bucks me rezultat 104-89.
Basketbollisti më i mirë në fushë ishte amerikani, Middleton – me 38 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime.
Te skuadra e Brooklyn, paraqitje fantastike bëri amerikani, Durant – i cili realizoi 32 pikë, 11 kërcime dhe 3 asistime.
Ndeshja e shtatë dhe përcaktuese për skuadrën kualifikuese luhet më 20 qershor.