Me t’u rikthyer në Bremen, Milot Rashica është testuar për virusin korona.
Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt ka konfirmuar se të gjithë futbollistët janë testuar, shkruan FrontOnline.
Në mesin e tyre edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.
Rashica si gjithë futbollistët e tjerë kanë rezultuar negativ për COVID-19.
🗣️ #Kohfeldt zum Personal in der #WerderPK:
Alle Tests der Nationalspieler sind negativ, alle sind trainingsfähig. Neben Milos #Veljkovic ist mit Nick #Woltemade leider ein neuer Verletzter dazugekommen. Er wird sechs bis acht Wochen ausfallen.#Werder | #WerderPK pic.twitter.com/7leVLvcpVL
— SV Werder Bremen (@werderbremen) April 2, 2021
“Të gjitha testet për futbollistët që luajtën me kombëtaret e tyre kanë dalur negativë. Të gjithë futbollistët janë në stërvitje”, ka thënë Kohfeldt.
Ndryshe, Rashica ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e muajit mars ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës.
Tani, Rashica po përgatitet me Werder Bremenin për ndeshjen e fundjavës ndaj Stuttgartit./FrontOnline/