×
  • Sport
  • Sport

    Milot Rashica: Do të japim maksimumin kundër Islandës

    FrontOnline
    19 Mars 2025

    Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së play-offit në Ligën e Kombeve kundër Islandës, duke shprehur besimin e tij se ekipi do të japë maksimumin për të arritur kualifikimin.

    Rashica theksoi se Kosova do të mundohet të shfrytëzojë përparësinë e ndeshjes së parë si vendas dhe të fokusohet në cilësinë dhe lojën e vet.

    “Na duhet me u fokusu te kualiteti jonë edhe te loja jonë. Kualifikimi është ëndrra e çdonjërit prej neve,” u shpreh Rashica.

    Sulmuesi kosovar nënvizoi rëndësinë e kësaj sfide dhe domosdoshmërishmërinë për fitore.

    “Secila ndeshje shërben për të mirën tonë. Duhemi me fitu këtë ndeshje edhe me kalu tutje, pastaj kemi kohë me u përgatit për kualifikimet tjera,” shtoi ai.

    Kosova do të përpiqet të shfrytëzojë atmosferën e zjarrtë të tifozëve për të siguruar një rezultat pozitiv, ndërsa ekipi ka shfaqur moral të lartë dhe besim në përmbushjen e objektivit kryesor – kualifikimin në Ligën B.

    Nga Rubrika
    Sport20 Mars 2025
    Sonte, Kosova ka shënuar fitore kundër Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve. Për këtë arritje, kishte diçka për të thënë edhe...
    Sport20 Mars 2025
    Kosova e ka fituar përballjen e parë ndaj Islandës me rezultat 2-1 në kuadër të play-off-it në Ligën e Kombeve. Dardanët e...
    Sport20 Mars 2025
    Kosova ka rikthyer epërsinë në fillim të pjesës së dytë përballë Islandës në play-off të Ligës së Kombeve. Dardanët i mbyllën 45...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Koçanit i cili dha dorëheqje dy ditë më parë, si dhe dy persona të tjerë që kanë qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji tetë personave të arrestuar një ditë më parë, nën dyshimet...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun Kosovë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) po ndryshon politikën e azilit për burrat nga Afganistani. Burrat e pamartuar, të cilëve u është refuzuar...
    Sport20 Mars 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve. Rezultati pas 45...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.