×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Milo Gjukanoviq mund të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, mund të udhëtojë drejt Hagës për gjyqin e Dhomave të Specializuara në çështjen e Kosovës.Madje thuhet se Milo Gjukanoviq, mund të jetë dëshmitari kyç në gjyqin kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, njofton Klan Kosova.Kështu deklaron Zijad Beqiroviq, drejtor i Institutit Ndërkombëtar për studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit, derisa e sheh këtë gjë pozitive.

    Sipas tij më interesante dhe e dobishme do të jetë dëshmia e Presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq, i cili mund të dëshmojë si një dëshmitar kurore për lidhjet personale me Hashim Thaçin dhe të tjerët, në mënyrë që dëshmia e tij të jetë në të vërtetë një pohim i të gjitha veprimtarive shqiptare, ushtarake dhe politike.”Milo Gjukanoviq është një aktor i pashmangshëm, sepse ai mori pjesë në vendimmarrjen për dërgimin e forcave ushtarake dhe policore në Kosovë”.“Gjukanoviq mbeti i vetmi dëshmitar i gjallë, i cili mund të dëshmojë vërtetë në lidhje me ngjarjet në Kosovë dhe rajon”, deklaron Beqiroviq.

    Beqiroviq po ashtu shton se nuk ishte i befasuar për konfirmimin e aktakuzave ndaj dy ish-krerëve të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.Tutje ai pohon se paditë do të shtrihen edhe për disa udhëheqës të tjerë shqiptarë, veçanërisht nga Maqedonia Veriore, të cilët morën pjesë aktivisht në luftën në Kosovë.Ai thotë se gjyqet do të zgjasin me vite dhe se të pandehurit do të mbrojnë veten nga liria për shkak të dorëzimit vullnetar.”Por, duke pasur parasysh presionin ndaj dëshmitarëve të prokurorisë dhe përvojën e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë, gjykimet e përgjithshme mund të marrin një rrjedhë tjetër”.”Gjyqet do të zgjasin shumë, veçanërisht duke pasur parasysh njoftimin e të akuzuarve se ata do të dëshmojnë pafajësinë e tyre të pretenduar”.Megjithatë siç shkruan vesti-online, kur përmendet Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Beqiroviq shtron një tjetër çështje.”Të dy sigurisht që do të mbahen përgjegjës për pengimin e punës në gjykatë, dhe do të jetë një rrethanë veçanërisht rënduese nëse u provohet atyre se ata (keq)përdorën shoqatat e veteranëve për pengimin e punës së Gjykatës”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një tërmet 3.3 ballë ka rënë në Pogradec paraditën e sotme rreth orës 11:33. Tërmeti i rënë është ndjerë më së shumti...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Udhëheqësi kinez, Xi Jinping është zotuar të punojë me presidentin e ardhshëm Donald Trump në takimin e tij të fundit me liderin...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Ka vdekur sot në spital gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot shënohet dita e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti bashkë me Nait Hasanin dhe Bislim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.