×
  • Lajme
  • Lajme

    Millaku kalon në LDK, Abdixhiku: Vendimi i saj tregues se vizioni dhe programi i jonë për Republikën është i duhuri

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zyrtarizuar kalimin e deputetes së Kuvendit të Kosovës, Drita Millakut nga Lëvizja Vetëvendosje në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Abdixhiku ka shkruar se kalimi i Millakut nga VV në LDK është tregues i qartë se vizioni dhe programi i LDK-së është i duhuri.

    “Ky vendim i saj për të qenë pjesë e radhëve tona është jo vetëm një dëshmi e përkushtimit të saj politik, por gjithashtu një tregues i qartë se vizioni dhe programin i LDK-së për Republikën, është i duhuri sot”, ka shkruar Abdixhiku.

    Postimi i plotë:

    Drita Millaku, mirë se vjen!

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo i bashkohet familjes sonë politike në rrugëtimin e përbashkët që na pret përpara. Ky vendim i saj për të qenë pjesë e radhëve tona është jo vetëm një dëshmi e përkushtimit të saj politik, por gjithashtu një tregues i qartë se vizioni dhe programin i LDK-së për Republikën, është i duhuri sot.

    Si një figurë e respektuar në Prizren dhe një deputete e mandatuar për dy herë, ajo na vjen si aset i rëndësishëm partiak, dhe si kuadër për programin tonë politik dhe të ardhmen e vendit tonë. Me Dritën kemi diskutuar gjatë për vizionin tonë të përbashkët për Republikën; për arsimin në veçanti, për programin tonë politik dhe të ardhmen e vendit tonë. Drita ka një pasion për librin, por edhe për të krijuar mundësi për të rinjtë dhe gratë në Kosovë. Ajo e kupton rëndësinë e bashkëpunimit dhe e sheh ndërtimin e një rrugëtimi të përbashkët si një mënyrë për të realizuar ndryshime të qëndrueshme, ato që sot LDK po i ofron. Besimi i saj në potencialin e Kosovës, së bashku me përkushtimin e saj për arsim janë motive që e bëjnë Dritën tejet të rëndësishme në këtë proces.

    Drita Millaku shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Prizren. Fakultetin Filologjik, Dega: “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe” e kreu në Universitetin e Prishtinës ku edhe mori titullin, “Magjistër e Shkencave Filologjike”. Për një dekadë rresht punoi në bibliotekën e qytetit të Prizrenit. Në vitin 2013 ajo është zgjedhur asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Në vitin 2017, 2021, fitoi mandatin e deputetes si grua më e votuar në Prizren.

    Drita Millaku është e martuar me Fisnik Millakun dhe ka dy djem Longarin dhe Lumin.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje s’ka shkuar fare në seancën e thirrur nga PDK për diskutim lidhur me përgjimin në mes të Mimoza Kusari Lilës...
    Lajme11 Tetor 2024
    Sot zyrtarisht ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Po sot në seancën që pritet të mbahet në...
    Lajme11 Tetor 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit lidhur...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Gjykata Themelore e Prizrenit e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar më 22 muaj burg, zyrtarin e Komunës së Mamushës me...
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, tha se digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët është prioritet kyç në agjendën e tij qeverisëse. Kurti, i cili mori...
    Lajme11 Tetor 2024
    Lëvijza Vetëvendosje, akuzon opozitën se ka siklet për Qeverinë Kurti. Ndër të tjera, në një postim në faqen zyrtare të partisë në...
    Lajme11 Tetor 2024
    Një polic ka plagosur aksidentalisht kolegen e tij në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë. Lajmin e kanë konfirmuar nga Inspektorati...
    Lajme11 Tetor 2024
    Identifikimi dhe zbutja e rreziqeve të pastrimit të parave kërkon një qasje gjithëpërfshirëse ku kombinohen kapacitetet e avancuara teknologjike, pajtueshmëria rregullatore si...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti, Haxhi Shala, i cili është në proces gjyqësor në Hagë, ka mbërritur në Kosovë. Arsyeja e vizitës së tij në Kosovë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.