
Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale, e cila udhëhiqet nga ministri në largim Skender Reçica, ka përzgjedhur Lulzim Emrullahin, zyrtar për pensione në Zyrën e Pensioneve në Shtime, i cili njëherit është sekretar i Degës së NISMA-s për Kosovën në këtë Komunë, raporton portali “Front Online”.
Emrullahi është zgjedhur në këtë pozitë të enjten (dje) sipas konkursit publik të shpallur më 16 gusht 2019, kur kryeministri Ramush Haradinaj kishte një muaj që kishte dhënë dorëheqje nga pozita dhe vendi po përgatitej për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019.

Emrullahi, sipas fotografive në profilin e tij në “Facebook” shihet se është pjesë e strukturave të NISMA-s për Kosovën në Shtimje, e cila udhëhiqet nga Fatmir Limaj. Ky i fundit është kandidat për kryeministër i koalicionit NISMA-AKR-PSD.
Edhe Skender Reçica është kandidat i këtij koalicioni për deputet të Parlamentit të Kosovës.
/Front Online/