×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Milionat që i fiton kompania “PayKos” nga Telekomi (Dokument)

    FrontOnline
    28 Gusht 2019
    fundi-i-superpagave-ne-telekom

    Me kontratën bazë mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë PayKos, të arritur në vitin 2015, kjo e fundit për shitjen, distribuimin dhe promovimin e mbushjeve të Vala-s, përfitonte provizion 10 për qind. Për katër vite, mes periudhës 2015-2018, nga kjo tarifë “PayKos”-i përfitoi prej Telekomit rreth 10 milionë euro.

    Por me ardhjen e menaxhmentit të ri në vitin 2019, kjo kompani është favorizuar edhe përtej kontratës bazë. Dy anekse të kontratës që ka siguruar Buletini Ekonomik, të arritura në fillim të këtij viti dëshmojnë për ndryshim të tarifës nga kontrata bazë.

    Menaxhmenti i ri i Telekomit në krye me Bedri Istrefin i mundësoi “PayKos”-it trefishim të fitimeve për një shërbim të kryer në muajt mars e prill të këtij viti.

    Kompania “PayKos” bleu nga Telekomi mbushje në vlerë 2 milionë euro për t’i shitur në tërë Kosovën. Për këtë shërbim në emër të Telekomit, “PayKos” do të marrë 30 për qind provizion apo përkthyer në vlerë monetare, 700 mijë euro. Me kontratën bazë mes tyre provizioni për të gjitha shitjet e mbushjeve ishte i caktuar të jetë rreth 10 për qind.

    Përmes aneksë-kontratës, Telekomi i ofroi “PayKos”-it stoqe të kartelave në vlerë prej 2 milionë eurove, për shitjen e të cilave kompania do të merrte provizion prej 30 për qind.

    Kushti i vetëm nga Telekomi ishte që kompania këto dy milionë euro do të duhej t’i transferonte në afat rekord në llogaritë e Telekomit.

    Ashtu edhe ndodhi. Sipas ankesë-kontratës, në muajin prill dhe mars, “PayKos” i transferoi tek Telekomi 2 milionë euro si parapagim.

    “Partneri (PayKos) garanton se stoqet e ofertuara nga Operatori (Telekomi) do t’i parapaguaj nëpërmes Profaturës së lëshuar nga Operatori (Telekomi) para se të tërhiqen dhe atë: – Kontigjeni i parë, 1 milion euro, jo më larg se 31 Mars 2019; – Kontigjenti i dytë, 1 milion euro, jo më larg se 30 Prill 2019”, thuhet në këtë aneksë-kontratë, ka raportuar Buletini Ekonomik

     

    Për këto 2 milionë euro provizioni u llogarit 30 për qind, plus 18 për qind TVSH-ja, që i bie në total 700 mijë euro fitime të pastra për kompaninë.

    Mirëpo, historiku i “PayKos”-it me kontrata në Telekom daton qysh në vitin 2015 kur e njëjta kishte fituar një kontratë milionëshe vetëm katër muaj pasi ishte regjistruar si biznes në ARBK.

    Kontrata që kishte si synim distribuimin dhe shitjen e mbushjeve Pre Paid, i mundësoi kësaj kompanie një fitim prej minimum 10 milionë euro për katër vite, nëse llogariten të hyrat nga shitjet që pati kompania, provizioni prej 9.7 për qind dhe zbritjet e bonuset që i shkonin “Pay-Kos”-it.

    Buletini Ekonomik përmes një hulumtimi këtë muaj ka zbuluar se prapa kësaj kompanie qëndron kompania e arkave fiskale “Gekos”, me pronar Enver Maliqin, biznesmen shqiptar që vepron në Maqedoni.

    Si e vetme, gjithçka rreth PayKos-it është e paqasshme për publikun. Kompania madje nuk ka as ueb faqe dhe nuk mund të dihet asgjë rreth aktiviteteve të saj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.