×
  • Opinione
  • Opinione

    Miliona mendime pas një vendimi

    FrontOnline
    02 Qershor 2020

    Fisnik Dragusha

    Teksa pashë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, qindra mendime më erdhën njëherazi. Kujtoja të vdekurit, megjithëse nuk mund të jem zëdhënës i tyre e nuk mund të flas në emër të tyre, edhe pse ndjej idealin e tyre.

    Kujtoja fjalimin që kisha lexuar të Eli Veizel, kur thoshte se lufta e tij për mbijetesë, nuk ishte personale, megjithëse e kishte menduar si të tillë, ajo kishte marrë kuptim për gjithë njerëzimin. Po kujtoja ringjalljen e Kristhtit… paraqitjen e tij në Sevilla, ku Kardinali, I cili ishte i veshur me rroba të shtrenjta, po thirrej në emër të Krishtit, ishte I pasur, i cili udhëheqë masakrën në emër të Krishtit. Po kujtoja Noam Chomskyn, i cili, konsideron s’e Konstandini, e zbriti Krishtin nga kryqi, që ishte simbol I të varfërve dhe I të shtypurve, e bëri mburojë për pushtetin perandorak. Po kujtoja poashtu, leximet e Maks Weberit, të politikës etike, I cili thot që çlirimtarët dhe triumfuesit shëndërrohen në zhvatës e plaçkitës. Po kujtoja leximet e para mbi Sokratin, dialogjet e Platonit për Republikën, për rregullimet politike.

    Leximet mbi disidentët dhe disidencën, m’u kujtuan. Për aktivizimin e tyre politik, si ilaç mbi indiferencën. Po kujtoja leximet mbi lëvizjen Solidarnost dhe Leh Walensen, me angazhimin e tij për të drejta më të mëdha për punëtorët dhe reformat ë thella në shoqërinë polake. Përpjekjet pnga regjimi për izolim të aktivitetit politik të tij. Po kujtoja fjalimin e Vaslav Havelit në Kongresin Amerikan, ku klasa liberale u mrekullua nga ai fjalim.

    Po kujtoja poashtu edhe disidentët e Amerikës Latine, pavarësisht që kurrë nuk gjetën vend në panteonin e disidentëve të nderuar. Po kujtoja zgjedhjen në mënyrë demokratike të Jean Bertrand  Aristide, një prifti, i cili përkundër përkrahjes së huaj, kishte fituar dy herë. Po kujtoja Gjyqin e famshem Russel. Po kujtoja arrestimin e Jean Paul Sartre.

    Poashtu, në mendje më erdhi Adem Demaçi. Ibrahim Rugova. Po kujtoja, bisedat rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftën, Adem Jasharin… vazhdimësinë dhe koherencën me rilindasit.

    Duhet patjetër të mbajmë anë. Paanshmëria i jep të drejtë dhunuesit dhe shkelë viktimën.

    Bertrand Russel thotë që sikur ëndrrat të ishin koherente, nuk do të dinim të besonim jetën e zgjuar apo ëndrrat, e të gjitha këto kujtime, më konfirmojmë jetën e zgjuar.

    Ka shumë gjëra për të bërë, aq shumë. Njerëz me integritet mund të bëjnë dallimin në mes të dritës dhe errësirës. 6 tetor, 25 mars, nuk ishte ëndërr. Ishte zgjim I domosdoshëm nga një zhgjëndërr e hidhur. 

     

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.