Miliona amerikanë tashmë po udhëtojnë drejt shtëpive të tyre për të festuar Ditën e Falënderimeve bashkë me familjen, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët shëndetësorë në mes të një vale të rritjes së rasteve me COVID-19 dhe vdekjeve.
Dita e Falënderimeve, një festë që tradicionalisht mbledh familjen dhe është për amerikanët pothuajse e rëndësisë së njëjtë sikur Krishtlindjet, është të enjten.
Tre milionë amerikanë raportohet se kanë udhëtuar nëpër aeroportet e SHBA-së nga e premtja deri të dielën.
Por, kjo shifër është rreth gjysma e shifrës së zakonshme të udhëtimeve që ndodhin zakonisht për shkak të Ditës së Falënderimeve.
Dr. Anthony Fauci, që është infektologu më i njohur i SHBA-së, i ka thënë CBS News se njerëzit në aeroporte “do të na fusin në shumë më shumë telashe sesa që jemi tani”.
Numri i njerëzve që kanë udhëtuar me aeroplan në SHBA është më i larti që nga mesi i muajit mars kur COVID-19 filloi të përhapet në këtë vend.
Të hënën, SHBA-ja – vendi më i goditur në botë – regjistroi edhe 150,000 raste të reja me COVID-19.
Numri i personave të hospitalizuar është rritur për gati 50 përqind në dy javët e fundit, derisa më shumë se 275,000 persona kanë vdekur nga COVID-19.
https://twitter.com/Cleavon_MD/status/1330293215178665985?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1330293215178665985%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fmiliona-amerikane-udhetojne-per-diten-e-falenderimeve-pavaresisht-paralajmerimeve%2F