Miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner 23-vjece, për vetëm 5 orë mori më shumë se tetë milion pëlqime në fotografitë e fundit provokuese nga pushimet e saj.
Po, e keni lexuar mirë – pëlqimet po shkojnë me shpejtësi marramendëse, edhe pse ajo nuk i ka hequr të gjitha rrobat nga trupi siç e bën shpesh. Ajo pozoi me një bikini miniaturë, që vetëm më të guximshmet do të guxonin ta bënin. Ajo pozoi e lagur në një jaht me një bikini të vogël argjendi dhe tregoi format të mrekullueshme trupore dhe kjo është e mjaftueshme që kjo zeshkane e pasur të “thyejë” Instagramin.
Kylie sapo doli nga uji, kështu që ndezi imagjinatën e shumë njerëzve, veçanërisht me pjesën e poshtme të rrobave të banjës. Ajo nuk e tregoi se ku ishte, por kujt i intereson kjo./FrontOnline/