Drejtori i Qendrës për Globalizëm në Serbi, Dejan Miletiq i është gëzuar dërgimit në paraburgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-krerëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Miletiq ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi tani s’do t’i ketë pengesat kryesore, që sipas tij ishin ish-krerët e UÇK-së,.
“Shpresoj që dialogu do të vazhdojë në një drejtim konstruktiv dhe se nuk duhet të jetë pengesë, pasi që pengesat kryesore të dialogut janë dërguar në burg. Jo për shkak të kësaj, por për shkak të krimit”, ka thënë Miletiq.
Sipas tij, duhet të merret në konsideratë realiteti i ri midis SHBA-së dhe BE-së, por tha gjithashtu se serbët duhet të presin dhe të shohin se kush janë përfaqësuesit shqiptarë që do të jenë në gjendje të negociojnë në emër të palës shqiptare në periudhën e ardhshme të dialogut, përveç kryeministrit.
“Unë nuk pres ndonjë iniciativë shkatërruese, të paktën jo në një të ardhme të parashikueshme, pasi kemi një realitet të ri të krijuar nga veprimet konstruktive të Serbisë dhe dëshira për të gjetur zgjidhje të mundshme për bashkëjetesën e të dy popujve në këtë zonë”, tha ai.
Miletiq tha se “Serbia nuk do të lejojë askënd të fusë elementë të rinj në bisedime përmes presionit”.