Tashmë është gjithçka zyrtare, Mike Maignan do të jetë portieri i ri i Milanit. Francezi firmosi një kontratë 5 vjeçare me kuqezinjtë.
Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Milanit në “Twitter”, duke bërë dhe një analizë të gardianit të ri kuqezi. Ky operacion do t’i kushtojë Milanit 13 milionë euro plus bonuse, teksa tifozët kuqezi kanë shpërthyer në delir duke e krahasuar me Didën.
“AC Milan është i kënaqur të njoftojë se ka nënshkruar marrëveshjen me portierin francez Mike Maignan nga skuadra e Lilles që nga 1 korriku 2021. Portieri ka nënshkruar një kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2026 dhe do të veshë fanellën me numrin 16”, shkruan klubi në “Tëitter”.