Milani ka pësuar një humbje turpëruese në udhëtim sonte pasi është mposhtur nga Lazio me rezultat 3:0.
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë ka shënuar një fitore shumë më të lehtë sesa është pritur me dy gola të shënuar nga Correa dhe një nga Immobile.
Me këtë fitore Lazio futet në zonën evropiane, më shpresë se mund ta prek edhe Championsin, derisa tash Milani bie në vendin e 5-të në tabelë dhe rrezikon shumë seriozisht kualifikimin në Champions League.
Të Lazio dy minuta ka luajtur sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 89-të në vend të Ciro Immobiles.