Milani ka shprehur interesim për transferimin e Ezgjan Alioskit.
Shqiptari i Maqedonisë së Veriut është pjesë e Leeds Unitedit në Premierligën angleze, me mediet turke që konfirmojnë interesimin, shkruan FrontOnline.
“Haber” bën me dije se futbollisti kërkohet nga Trabzonspor, teksa në mes është futur Milani.
Duket se interesimi i kuqezinjve ka sjellë një ndryshim në raportin e lojtarit me klubin turk, teksa ai do jetë pjesë e Maqedonisë së Veriut në evropianin “Euro 2020” që do luhet nga 11 qershori në 11 korrikun e këtij viti.
Tanimë priten zhvillime të reja në “San Siro”, me lojtarin që më 30 qershor përfundon kontratën me Leedsin./FrontOnline/