Milanit i ka takuar derbi i javës së 35-të kundër Juventusit në “Allianz Stadium”.
“Rossonerët” kanë shënuar fitore bindëse 0-3 kundër “Zonjës së Vjetër”.
Mysafirët e gjetën golin e epërsisë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë kur realizoi Brahim Diaz pas një gabimi të portierit vendas.
Milani kishte mundësi ta dyfishonte avantazhin në minutën e 58-të, kur Kessie dështoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Megjithatë, dyfishimi i epërsisë erdhi në minutën e 78-të me autor Ante Rebiqin.
Golin e “nokautit” e regjistroi Tomori tetë minuta para fundit.
Milani me këtë fitore bën hap të madh drejt vendit që e dërgon në Champions League edicionin e ardhshëm. Milani është i treti me 72 pikë.
Një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për “Biankonerët” të cilët aktualisht pas kësaj disfate janë jashtë kësaj zone me 69 pikë në vendin e pestë.