Milani nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi kundër Cagliarit.
“Rossonerët” u pajtuan me një pikë pasi për gjatë 90 minutave luajtën 0-0 me mysafirët.
Ndonëse ishin dominues në gjithë aspektet “kuqezinjtë” nuk gjetën cakun e dëshiruar.
E me këtë pikë të vetme të fituar Milani i Stefano Piolit ka bërë hap të gabuar për të siguruar zonën Champions.
Milani tani ndodhet në vendin e tretë me 76 pikë, aq sa ka edhe Napoli një pozitë më poshtë.
Cagliari është i 16-ti me 37 të tilla.