Lajme

Milan Radojqiq sillet i lirë në Kosovë: Kam ardhur, nuk do të kthehem më

Milan Radojqiq sillet i lirë në Kosovë: Kam ardhur, nuk do të kthehem më
23:32 | 05 Korrik 2022

Milan Radojçiq, që është në kërkim si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, është lajmëruar nga veriu i Kosovës, më saktësisht në Leposaviq.

Nënkryetari i Listës Serbe, përmes një videomesazhi, i ka njoftuar serbët e Kosovës se është kthyer, madje thotë se nuk do të zmbrapset. Ai po ashtu ka thënë se terrori kundër popullit serb p;o fillon.

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, tha Radojçiq nga Leposaviqi.

Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..

Të tjera