Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka njoftuar se zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut i ka fituar kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviç me 89.5 për qind të votave.
LVV ka marrë 4.0 për qind të votave, kandidati i pavarur Dusan Milunaviç ka marrë 2.9 për qind të votave kurse Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 3.6 për qind.
KQZ njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut ishte 38.8 për qind.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1499700933554546/