Milani arriti të shënojë fitore të madhe ndaj Interit me një rikthim të jashtëzakonshëm me rezultat 3-2 në finalen e Superkupës së Italisë.
Interi ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Milanit me rezultat 1-0, në finalen e Superkupës së Italisë.
Para se të mbyllej pjesa e parë në skenë doli Lautaro i cili nga afër shënoi për 1-0.
Pjesa e dytë nisi me gol për Interin, të cilët arritën të shtonin epërsinë me Mehdi Taremi i cili shënoi për 2-0 në minutën e 47-të.
Por kuqezinjtë nuk dorëzohen dhe sikurse kundër Juventusit filluan rikthimin, duke treguar karakter.
Theo Hernandez me një goditje dënimi arriti të shënojë një gol të bukur për 2-1 në minutën e 52-të.
Ndeshja u baraspeshua në minutën e 80-të, kur një aksion i bukur nga e majta, me Hernandez që asiston te Christian Pulisic i cili shënoi nga afër për 3-2.
Milani shpërtheu në kohën shtesë, kur shënoi golin e epërsisë për 3-2 më Tammy Abraham për t’i dhënë fitoren kuqezinjëve.
Një fitore e madhe e Milanit që arrin ta mposht Interin dy herë brenda një kohe të shkurtër. /Telegrafi/