Ish-deputeti dhe gazetari i njohur, Milaim Zeka, ka folur në “Prime Time” të Kanal 10 rreth deklaratave që ka bërë rreth ngritjes së aktakuzës ndaj Azem Sylës dhe Adem Grabovcit nga Gjykata Speciale.
“Unë kam deklaruar në bazë të informacioneve të mija dhe ato janë kredibile. Azem Sylës, unë e kam informacionin se prokurorët e Speciales i kanë thënë që këtë javë të mos largohet nga Kosova”, ka thënë Zeka.
Ai ka thënë se aktakuza pritet t’i konfirmohet edhe Adem Grabovcit, duke marrë parasysh detyrën që ka pasur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.