×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka: PDK-ja nesër merr vendimin për të hyrë në Qeveri

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Derisa anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ramë Buja ka thënë se nesër do të mblidhet Kryesia dhe Këshilli Drejtues i PDK-së, analisti Milaim Zeka ka thënë se do të merret vendim për të hyrë në qeveri.

    “Nesër PDK-ja do të merr vendim që të hyjë në qeveri, sepse vendi është në krizë”, ka thënë Zeka.

    “Kjo është një e vërtetë se edhe kryetari Veseli nuk ka qenë kundër një qeverie të stabilitetit dhe është njeriu me racional që nga paslufta pasi që ai ishte i pari që pranoi humbjen e zgjedhjeve dhe e uroi VV-në”, ka thënë Zeka.

    Sipas tij, Veseli edhe në vazhdimësi ka qenë shumë racional.

    Buja ka thënë sonte se ai pajtohet për një qeveri të shpëtimit kombëtar, por se kjo varet më shumë nga vendimet e partisë.

    Ai në RTK ka bërë të ditur se nesër do të mblidhet Kryesia e partisë dhe më pas edhe Këshilli Drejtues.

    Buja ka thënë se në këto dy mbledhje pritet të merren vendime të rëndësishme në këtë kohë të ndjeshme për vendin.

    Megjithatë, ai nuk ka bërë të ditur më shumë se çfarë do të diskutohet nesër.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Gusht 2025
    Varka e parë elektrike e Zvicrës ka lundruar në Liqenin Ceresio që nga viti 2021. Por më e madhja ka lundruar në...
    Bota/Rajoni04 Gusht 2025
    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) informoi të hënën se në orët e fundit janë shfaqur tetë vatra zjarri në të gjithë...
    Bota/Rajoni04 Gusht 2025
    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se bashkë me kolegët e tij Ahmedin Shkrijelj dhe Minela Kalender, ka...
    Të tjera
    Lajme04 Gusht 2025
    Rasti i rëndë i vdekjes së Enver Bajraktarit nga Baica e Lipjanit, po hetohet prej Policisë dhe Prokurorit të Shtetit. Ai fillimisht...
    Sport04 Gusht 2025
    Barcelona pritet të miratojë disa largime nga skuadra në javët e fundit të afatit kalimtar veror në La Liga, në mënyrë që të...
    Lajme04 Gusht 2025
    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka ndarë qëndrimin e tij lidhur me vendimin që pritet të marrë Kushtetuesja më...
    Lajme04 Gusht 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar biznesmenin nga Prizreni, Burim Sallauka, i cili disa vite më parë kishte sulmuar fizikisht njërin...
    Lajme04 Gusht 2025
    Disa zona të vendit janë përballur me një stuhi të shoqëruar me shi e breshër. Ndër to është edhe Gjakova, nga ku...
    Bota/Rajoni04 Gusht 2025
    Varka e parë elektrike e Zvicrës ka lundruar në Liqenin Ceresio që nga viti 2021. Por më e madhja ka lundruar në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.