Gazetari Milaim Zeka ka thënë se gjasat janë të mëdha që krerët e UÇK’së tu lejohet mbrojtja në liri.
“Gjasat janë që të mbrohen në liri. Mund të lirohen disa e disa të tjerë jo. Problemi është i prokurorisë që të bindin gjykatësit që këta njerëz të mos kërcënojnë dëshmitarët”, thotë ai.
“Si arsyetim i Prokurorisë, procesi gjyqësor do të fillojë në verë dhe do të shkojë deri në 3 apo 4 vite”, shtoi Zeka.