Ish-deputeti, Milaim Zeka ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, pas votimit të formimit të qeverisë Kurti, i cili tha se ky i fundit ka qenë drejtues i protestave studentore në vitet 1997.
Kurse për Kryeparlamentarin, Glauk Konjufca shtoi se vjen nga një familje që ka qenë i përndjekur nga Beogradi, shkruan Front Online.
Zeka pvr Donika Gvrvalla tha se është e përgatitur për postin që ka marrë dhe se sipas tij ajo dhe Armend Mehajn i bëjnë krenar diasporën.
Postimi i plotë i tij:
Dy emra qe na bejne krenar ne gerrnaqave te diaspores
Dje u inaguru Kuvendi i Republikes. U zgjodh edhe Kryetari Glauk Konjufca. Glauku vjen nga nje familje qe tane jeten ka qene e perndjekur nga Beogradi.
Pastaj i erdhi radha qeverise. Pozite dhe opozite treguan kulture te larte politike. Kryeminister u zgjodh Albin Kurti, njeri qe drejtoi protestate e studenteve ne vitin 1997, pastaj asistent ne Zyren e UÇK-se ne Prishtine, bashke me Adem Demaçin, e ne fund i burgosur nga Serbia.
Ne listen e ministrave, pame dy prej tyre, Donika Gervallen dhe Armend Mehajn, qe na bejne krenar ne gerrnaqave te diaspores.
Donika, perpos qe eshte vajza e intelektualit e patriotit te madh shqipetar, Jusuf Gervalla, ajo eshte teper e pergaditur per postin qe ka marre. Babai i saje, Jusuf Gervalla, bashke me vellain Bardhoshin, dhe shokun e tyre Kadri Zeka, jane vra nga Serbia, me 17 Janar 1982, ne aferdi te Shtutgardit.
Armend Mehaj vjen poashtu nga nje familje e perndjekur nga Serbia. Prinderit e Armendit kane qene ne çdo aktivitet patriotik e antijugosllav qe kemi organizuar ne Skandinavi.
Armendi eshte nje djale super i pergaditur per postin qe ka marre. I shkolluar si ushtarak ne shkollat e NATO/s ne Norvegji, dhe i dokoruar gjithandej.
Te gjitha keto qe i thame me larte, ne mergimtareve na bejne krenar qe Donika dhe Armendi do jene zeri yne ne Kosove.