×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi pajtohen që rastin ta zgjidhin me ndërmjetësim

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, janë pajtuar që rastin për përleshjen e tyre në studion televizive të Klan Kosovës, ta zgjedhin nëpërmjet procedurës së ndërmjetësimit.

    Një gjë e tillë, është vendosur në seancën e së martës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila ka arritur të mbahet pas katër dështimeve radhazi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ish-deputeti nga radhët e VV-së dhe PSD-së, Frashër Krasniqi, e ka pranuar fajësinë dhe ka shprehur pajtimin e tij që kjo çështje të kalojë në procedurën e ndërmjetësimit.

    Kurse, ish-deputeti Milaim Zeka, ka thënë se nuk e pranon fajësinë, por që ka dhënë pëlqimin e tij, që rasti të procedohet në procedurën alternative.

    Me një gjë të tillë, është pajtuar edhe prokurori i rastit, Fatmir Behrami, ndërsa këtë e ka aprovuar gjykatësi Hanefi Jashari.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ngjarja ka ndodhur më 29 shtator 2017, rreth orës 17:40, në Prishtinë, në lokalet e objektit  të “Klan Kosova”, në studion e emisionit “Info Lokale”, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë,  në të cilin emision Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka ishin të ftuar në cilësi të Deputetëve të Parlamentit të Kosovës, me temën “Mos funksionalizimi i Parlamentit dhe zgjedhjet lokale”

    Prokuroria pretendon se të akuzuarit nuk i janë përmbajtur temës së emisionit për të cilën ishin të ftuar dhe gjatë debatit kanë filluar ta fyejnë njëri-tjetrin dhe për një moment janë ngritur në këmbë dhe kanë filluar të shkojnë në drejtim të njëri-tjetrit, ashtu që i pandehuri Frashër Krasniqi ka filluar ta sulmojë fizikisht Milaim Zekën duke e goditur me grusht në regjionin muror të anës së majtë të kokës, me ç’rast të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

    Kurse sipas dispozitivit të dytë, në të njëjtën datë, kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze, i akuzuari Milaim Zeka, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga Frashër Krasniqi, i ishte drejtuar me fjalët “me ty do të merrem pas emisionit”, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikësimit se do ti shkaktojë ndonjë të keqe./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore,...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,  ka ndarë mendimet e tij mbi vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Koçanit i cili dha dorëheqje dy ditë më parë, si dhe dy persona të tjerë që kanë qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji tetë personave të arrestuar një ditë më parë, nën dyshimet...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun Kosovë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) po ndryshon politikën e azilit për burrat nga Afganistani. Burrat e pamartuar, të cilëve u është refuzuar...
    Sport20 Mars 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve. Rezultati pas 45...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.