Analisti dhe ish-deputeti Milaim Zeka, ka paralajmëruar se Gjykata Speciale i ka konfirmuar aktakuzat edhe ndaj dy anëtarëve të shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së.
Zeka në Kanal 10 ka thënë se Azem Sylës dhe Adem Grabovcit ju është konfirmuar nga Dhomat e Specializuar të Kosovës me seli në Hagë.
I pranishëm ishte në studio edhe Daut Haradinaj i AAK’së, ku tha se Zeka duhet të ketë kujdes nga këto lajme për shkak se familjet e personave që përmenden ndihen keq dhe po i dëmton familjet.