×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Miku” i shërbimeve sekrete ruse, kërkon hetimin e Francës për përkrahjen e Kosovës

    FrontOnline
    08 Nëntor 2020

    Deputeti kontrovers francez Thierry Mariani, ka thënë në një postim në media sociale se “se duhet të themelohet një komision për hetim për mbështetjen që Franca ia ka dhënë Thaçit dhe Kosovës kundër Serbisë”.

    Mariani është i martuar me rusen Irina Chaikhoullina. Sipas medias gjermane Deutche Welle, Mariani ka qenë bashkëkryetar i OJQ-së “Shoqata e Dialogut Francez-Rus”, e cila është e angazhuar për “forcimin e marrëdhënieve strategjike”, midis të dy kombeve. Në anën ruse, postin e bashkëkryesuesit e mban Vladimir Yakunin, më parë – deri në 2015 – kreu i fuqishëm i hekurudhës ruse. Sipas disa mediave, Yakunin është një ish-oficer i shërbimit të inteligjencës dhe një i besuar i presidentit Vladimir Putin.

    Privatisht, Mariani ka kontakte shumë të mira edhe me Rusinë. Gruaja e tij, Irina me të cilën ai është martuar për më shumë se dhjetë vjet, vjen nga Yekaterinburg. Një kërkesë për intervistë në DW mbeti pa përgjigje nga politikani francez. Ajo që bie më së shumti me figurat ruse, është miqësia e tij me Sergei Naryshkin-in, drejtorin të SVR-së (njëri nga shërbimet sekrete ruse).

    Thierry Mariani ka qenë ministër i transportit në Qeverinë e Nikola Sarkozisë, por ishte larguar nga aty për shkak të pikëpamjeve ekstreme për imigracionin.

    Në vitin 2015, Thierry Mariani kishte kërkuar që Rusisë t’i hiqeshin sanksionet që ia kishte vënë perëndimi, me rastin e okupimit të Krimesë.

    Madje, në vitin 2015, për mediat ruse, ai kishte deklaruar se “sipas pikëpamjes së tij personale, aneksimi i Krimesë nga Rusia është një fakt i arritur dhe përfundimtar, i mbështetur nga referendumi”.

    Përkundër vërejtjes së Ministrisë së Jashtme Franceze, ai dy herë kishte vizituar Krimenë. Njërën nga herat ai ishte takuar zyrtarisht edhe me mikun e tij, Sergei Naryshkin, drejtorin e tashëm të njërit prej shërbimeve sekrete ruse. Gjatë kësaj vizite, ai kishte puthur monumentin e okupatorëve rusë në Krime, transmeton KosovaPress.

    Thierry Mariani është njeriu kryesor për marrëdhënie ndërkombëtare i Partisë së Marine Le Pen-it, e cila është e vendosur për bashkëpunim të mirë me Rusinë.

    Se Thierry Mariani është një mik i vërtetë i Vladimir Putinit dëshmon edhe vizita e tij që i ka bërë diktatorit sirian Bashar Al Assad.

    Gjoja rastësisht, vizitat e Marianit dhe miqve të tij në Krime u financua nga CFG Capital. Sipas botimit rus, Vedomosti, Mariani është anëtar i Komisionit Këshillues për CFG Capital. Vetë fondi i investimeve u krijua nga Pierre Louvrier, një francez në shërbimin rus, i cili ka qenë duke bërë biznes në Rusi, por jo në Francë, për një kohë të gjatë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Udhëheqësi kinez, Xi Jinping është zotuar të punojë me presidentin e ardhshëm Donald Trump në takimin e tij të fundit me liderin...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...
    Të tjera
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një i mitur në Kaçanik ka kërcënuar me thikë një grua. Sipas policisë, kjo rrodhi pasi djali i gruas ditë më parë...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një gazetar është ankuar në polici, i cili përderisa ishte në emision televiziv, u kërcënua përmes telefonit. Policia ka njoftuar prokurorin, ndërsa...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Që prej përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe deri në muajin gusht të vitit 2024, rreth 40 mijë emra të personave të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kanë kaluar më shumë se 25 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende...
    Lajme17 Nëntor 2024
    ‘’Me qeverisjen tonë, Shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm’’ kështu kishte deklaruar Albin Kurti, ditën kur ishte betuar si kryeministër i Kosovës, para...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Udhëheqësi kinez, Xi Jinping është zotuar të punojë me presidentin e ardhshëm Donald Trump në takimin e tij të fundit me liderin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.