Beatrix Ramosaj po komentohet shumë sidomos pas publikimit të këngës së re “Ma shumë se ti” që duket qartazi që është një dedikim për Donaldin dhe historinë e tyre të shkurtër të dashurisë.
Por jo vetëm. Vëmendjen e madhe Trixa e mori gjatë qëndrimit të saj në BBV, ku edhe nisi lidhjen me Donaldin e cila mori fund me të mbaruar finalja më 18 shkurt.
Që nga ai moment pati shumë persona që e panë Trixën si “ajo tjetra” që ndërhyn mes të një çifti. Madje, asaj vazhdon ti përmendet komenti që kishte lëshuar në foton e Borës, natën e takimit me Donaldin.
Së fundmi, edhe Mikela ka ironizuar me komentin e Trixës. Ajo ka rispostuar një story në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku shkruhet: Puthje, puthje, @mikelapupa @erionkukaj. Se më dëgjuan komshinjtë!