Arsenali ka pasur vështirësi me lëndime në këtë fillim të sezonit, me Mikel Artetan që ka dhënë detaje të reja rreth lëndimeve të tre lojtarëve kyç të skuadrës.
Skuadra e drejtuar nga Arteta ka pësuar disa lëndime këtë sezon dhe aktualisht janë duke pritur në rikuperimin e tre lojtarëve kryesor të projektit të Artetas, Bukayo Saka, Jurrien Timber e Martin Odegaard, për të cilët trajneri spanjoll ka shpalosur detaje.
Duke folur për media, para stërvitjes së sotme, Arteta tha: “Saka e Odegaard janë më afër (rikthimit). Të dy janë duke u rikuperuar mirë. Martin ende nuk është 100%, derisa për Sakan do të shohim në fund të stërvitjes së sotme”.
Kur u pyet për disponueshmërinë e Timberit për ndeshjen ndaj Shakhtarit, Arteta tha se edhe ai është afër rikthimit.
“Edhe ai është afër. Do të shohim se si do të shkojnë stërvitjet me grupin. Ai kishte një problem muskulor”, tha Arteta.
Nga “The Telegraph” raportojnë se dyshja Saka & dhe Odegaard nuk ishin pjesë e stërvitjes grupore të sotme, mirëpo mund të ishin stërvitur individualisht.
Ndeshjen e ardhshme, Arsenali e luan ndaj Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampionëve më 22 tetor, derisa këtë fundjavë do të luajë ndaj Liverpoolit në “Emirates”, me mungesën e William Salibas.