×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mijëra protestues në Mal të Zi kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet, pas vr*asjes së 12 personave ditën e Vitit të Ri

    FrontOnline
    05 Janar 2025

    Mijëra qytetarë protestuan të dielën në qytetin e Cetinjes dhe kryeqytetin Podgoricë në Mal të Zi, duke kërkuar përgjegjësi nga udhëheqësit politikë dhe autoritetet e sigurisë, pas vrasjes së 12 personave më 1 janar në Cetinje.

    Demonstruesit ndezën qirinj dhe mbajtën heshtje për të vrarët, ndërsa mbanin pankarta dhe hidhnin thirrje të zemëruara, duke akuzuar politikanët në Malin e Zi për tragjedinë e Cetinjes dhe duke kërkuar dorëheqjen e tyre.

    Vrasja e shumëfishtë, ndër më të rëndat në vend, ndodhi të mërkurën pasdite, kur 45 vjeçari Aco Martinoviç qëlloi viktimat në Cetinjë pasi kishte konsumuar alkool. Ai arriti t’i shmanget policisë për orë të tëra.

    Në mesin e të vrarëve është edhe motra e tij. Më pas ai vrau veten dhe vdiq nga plagët e marra në orët e hershme të së enjtes.

    Kjo ishte vrasja e dytë në masë brenda më pak se tre vitesh në Cetinjë, që gjendet 38 kilometra në perëndim të Podgoricës. Në gusht të vitit 2022, një i armatosur vrau 10 persona, përfshirë dy fëmijë, para se të vritej.

    Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Danilo Sharanoviç dhe Zëvendëskryeministrit për Siguri dhe Mbrojtje, Aleksa Beçiç, i cili është edhe në krye të sigurisë dhe mbrojtjes.

    Shumë banorë të Malit të Zi janë të zemëruar me ato që i konsiderojnë reforma të ngadalshme të policisë, e cila ka mungesë punonjësish dhe fondesh dhe grindjeve burokratike dhe politike brenda qeverisë.

    Kërkesa të tjera kanë të bëjnë me çmilitarizimin e shoqërisë dhe konfiskimin e armëve, së bashku me rishikimin e të gjitha lejeve të dhëna në periudhën e kaluar, ngritjen e policisë komunitare, rikthimin e edukimit qytetar si lëndë e detyrueshme në shkollat fillore dhe të mesme, shpalljen e moratoriumit për dhënien e lejeve të reja të armëve deri në ndryshimin e ligjit etj.

    Protesta u organizua nga grupi i studentëve “Kamo Sutra” (Kah Nesër), të cilët theksuan se nuk kanë lidhje me asnjë parti politike dhe se protestat po i organizojnë pa asnjë ndikim partiak. /VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të përfshirë në sulmin ndaj 48-vjeçarit Adriatik Roshi në një berberhane, ndërsa katër të tjerë...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Policia e Beratit ka arrestuar një tjetër person që ka ndihmuar dy vëllezërit, të cilët akuzohen se qëlluan ndaj dy shokëve Antonio...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Ekspertët kryesorë britanikë të viruseve u kanë bërë thirrje autoriteteve kineze të zbulojnë informacione jetike në lidhje me një shpërthim shqetësues të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Ekspertët kryesorë britanikë të viruseve u kanë bërë thirrje autoriteteve kineze të zbulojnë informacione jetike në lidhje me një shpërthim shqetësues të...
    Vip07 Janar 2025
    Ylli botëror nga Prishtina, Dua Lipa ka kaluar zyrtarisht kufirin e pasurisë prej 115 milionë eurosh, duke dëshmuar popullaritetin e saj global...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ua ka ndaluar banorëve të shtetit që udhëheq të hanë hot-dogs, duke e konsideruar këtë...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Të paktën pesë persona kanë vdekur në një stuhi dimërore që ka kapur një pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke çuar në...
    Lajme07 Janar 2025
    Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka uruar qytetarët e Kosovës për Krishtlindjen Ortodokse. “Të gjithëve që festojnë në Kosovë, urime Krishtlindjen Ortodokse”,...
    Lajme07 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Krishtlindjen ortodokse. Nëpërmjet një mesazhi, e para e vendit thotë se kjo festë na kujton...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.