Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se ka dështuar përpjekja e Qeverisë për të shuar Task Forcën kundër Korrupsion.
Ai shkruan se presioni i shoqërisë civile dhe vendeve mike, detyrojnë Kryeministrin Hoti dhe Ministrin Veliu të tërhiqen nga iniciativa e kundërligjshme!
Ky është postimi i tij:
Lajm jashtëzakonisht i mirë.
Task Forca vazhdon punën njejtë si deri me tani, nën udhëheqjen dhe urdhërat e PSRK, deri në një vendim tjetër që duhet të bazohet në ligj, analizë përmbajtësore, konsultim me akterët relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Sigurisht në javët dhe muajt në vazhdim hakmarrja ndaj zyrtarëve të caktuar të Task Forcës do të intensifikohet ku nuk përjashtohet mundësia e inicimit të ndjekës penale dhe procedurave disiplinore.
Çka mësuam këto dy javë është se shumë ekspertë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ia dedikuan vetëm një organi si Task Forca.
Shumë prej tyre nuk e “kuptuan” fare se Prokurori I Shtetit sipas Kushtetues dhe ligjit eshte autoriteti qe duhet lëvduar nëse ka rezultate dhe kërkuar llogari nëse nuk kemi rezultate në krim të organizuar dhe korrupsion.
Dorën në zemer shumica e “eksperteve” milionat i kanë për shkak të dostave në prokurori. Ec e fol kundër dostave e kundër milionave