×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj: Tërheqja e Ambasadës Amerikane për anëtarët e rinj të KPK-së, mjerim për drejtësinë

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (IKD), Ehat Miftaraj, ka komentuar tërheqjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve, transmeton Insajderi.

    Sipas Miftarajt, kjo tërheqje është një mjerim për systemin e drejtësisë.

    LEXO EDHE: Pas shiut, mot me diell këtë fundjavë

    “Pasi që edhe Amabasda u tërheq, menjëherë disa ditë pas Raportit të Progresit qe u publikua nge Komisioni Evropian tregon politizimin e këtij sisitemi, tregoi se ky sistem nuk ofron drejtësi dhe se është krijuar një problem për Kosovën”.

    “Sot një farë mënyre tërheqja e Ambasadës ia dha vulën se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) edhe në vitin 2020 është me politika te vjetra dhe me procese se dihet kush do të jetë anëtarë i ri KPK-së”, tha Miftaraj për Klan Kosovën.

    Ai tutje u shpreh se ky veprim tregon atë që shumë organizata joqeveritare e kanë thënë, se sistemi i drejtësisë në vend ka rrëshqitur në një shtet të kapur.

    “Ky veprim i Ambasadës i ka dhënë pikën asaj që ne si Institut i Kosovës për Drejtësi, por edhe shumë organizata joqeveritare kemi thënë se sistemi i drejtësisë në vend ka rrëshqitur në një shtet të kapur, ku institucionet të cilat do të duhej të garantonin të drejtat dhe liritë e qytetarëve kthehen në shkelësit më të mëdhenj të tyre”, tha tutje njohësi i cështjeve juridike.

    Miftaraj ka thënë se sistemi prokurorial në Kosovë është bërë sistem i kapur.

    “Janë dy rrugë, ne si IKD themi që për tu kthyer legjitimiteti në KPK duhet të tërhiqen nga pozitat që kanë tani Aleksandër Lumezi, kryeprokurori i shtetit, zëvendëskryeprokurorja e shtetit, Sevdije Motina, kryesuesi i KPK, Bahri Hyseni dhe nënkryetari i KPK-së, Arben Ismajli”.

    “Ata duhet të tërhiqen tërësisht nga sistemi prokurorial në Kosovë, pasi për pesë vite sa këta udhëheqin në sistemin prokurorial i Kosovës është bërë një sistem i kapur, i cili nuk është në gjendje t’i ushtrojë kompetencat në bazë përgjegjësive që i takojnë”.

    “Nëse këta katër akterë nuk tërhiqen nuk lëshojnë rrugë, më së shumti do të kenë pasoja qytetarët e Kosovës pasi vit pas viti janë të zhgënjyer dhe janë viktimë e këtyre personave pasi nuk ushtrojnë kompetencat e tyre kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit jemi i vetmi vend që s’ka liberalizim të vizave, jemi i vetëm që Raporti i Progresit i del se kemi rezultatet më të pakta dhe jemi vendi i fundit sa i përket marrëveshjes stabilizim-asocimit, respektivisht jemi vendi i fundit në Ballkan sa i përket integrimeve evropiane”, ka thënë Miftaraj.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.