×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj: Serbia po amniston krimet e luftës në Kosovë

    FrontOnline
    02 Nëntor 2020

    Ditë më parë është raportuar se është arratisur nga burgu, Rajko Kozllina, i dënuar për krime lufte në Kosovë. Kjo sipas njohësve të fushës së drejtësisë tregon se Serbia po ndjek politikat e amnistimit të krimeve të luftës. Po ashtu, ata thonë se edhe institucionet e Kosovës janë treguar të ngathëta në angazhimet për zbardhjen e krimeve të luftës.

    Arratisja nga burgu në Serbi e Rajko Kozllina, i dënuar me 15 vjet burgim për masakra të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, sipas Ehat Miftarajt, Drejtor Ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, tregon se Serbia po amniston krimet.

    “Serbia me veprime në mënyrë aktive iu ofron amnisti të plotë krimeve të luftës në Kosovë. Në anën tjetër institucionet e Republikës së Kosovës nuk kanë pasur asnjëherë vullnet për të forcuar Prokurorinë Speciale që me anë të strategjive të caktuara të hetojnë dhe gjykojnë krimet e luftës. Prandaj sot kemi më shumë shqiptarë të dënuar se serb për krime lufte”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ehat Miftaraj.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës thotë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve midis dy shteteve, derisa Serbia vazhdon t’i fsheh krimet.

    “Për kriminelin e luftës, Rajko Kozllina, edhe vet organet gjyqësore të Serbisë kanë vërtetuar se ai bashkë me ushtarët tjerë të njësisë së tij, kanë vrarë të paktën 27 civilë shqiptarë, përfshirë gra dhe fëmijë, ku fëmija më i vogël ishte vetëm 4 vjeç.

    Nisur nga veprimet e vazhdueshme destruktive të autoriteteve në Beograd, MPJD thekson se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve midis dy shteteve, derisa Serbia vazhdon t’i fsheh krimet dhe kriminelët, të mos kërkoj falje dhe të mos ndihet përgjegjëse për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë“, thuhet në përgjigjen e MPJD.

    Lufta e fundit në Kosovë ka lënë rreth 13 mijë viktima, ndërkohë që ende mbetet i pazbardhur fati i rreth 1640 personave të zhdukur.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Të tjera
    Vip14 Nëntor 2024
    Rovena tash e shumë ditë brenda qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend ka treguar se nuk dëshiron debat me Gresën...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për FrontOnline, ka thënë se nuk do të zbatohet përdorimi i doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”...
    Vip14 Nëntor 2024
    Banorët po qëndronin në dhomën e gjumit teksa Arioni pati një pyetje për Sarën. Ai e pyeti atë specifikisht se çfarë mendimi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku ka vizituar Kompleksin Social në Frashër,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi...
    Vip14 Nëntor 2024
    Ani pse tentuan të sqaroheshin, siç duket Ana dhe Kevin ende nuk i kanë mbaruar zënkat. Kevin e quajti fals një sjellje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.