Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi që të bëhet rinumërim i plotë i votave.
Por Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se rinumërimi i votave në tërë territorin e Kosovës nuk është fontan dëshirash.
“Rinumërimi i votave në tërë territorin e Kosovës nuk është fontanë dëshirash, por procedure. Vetëm pse dikujt i teket pas konsumimit të një xhygym çaji me i ri numëru votat nuk do të thotë se është legjitime dhe e drejte”, tha Miftaraj.
Miftaraj thotë se gjithë këtë e vendos Gjykata Supreme dhe ajo e vlerëson veç e veç çdo ankesë.
“Procesi i ankimimit është ne Gjykate Supreme dhe ajo e vlerëson çdo ankese veç e veç. Durim dhe respektim i autoritetit te Gjykatës Supreme deri nesër dhe ruajtje e integritetit te procesit zgjedhor”, tha ai.