×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj: PZAP-ja duhet t’i certifikojë listat, pa kandidatët që kanë probleme me ligjin

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Ankesat e subjekteve politike të cilat nuk u certifikuan të premten e javës së kaluar nga KQZ do të marrin përgjigje sot.

    Është Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që do të vendos nëse do t`i aprovojë apo hedhë poshtë ato.

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha për Front Online se ky institucion duhet t`i certifikojë listat e partive, por pa personat të cilat kanë probleme me ligjin.

    Ai përmend kornizën ligjore që obligon një gjë të tillë.

    “Në bazë të ligjit për zgjedhje, e në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, PZAP sot kryesisht ka mundësi të certifikojë listat e partive politike, por duke përjashtuar personat të cilët janë të papërshtatshëm në bazë të nenit 29 të ligjit për zgjedhje. E përsëris gjithmonë nëse PZAP i respekton parimet e sundimit të ligjit, obligimet ligjore që i ka në zbatimin e Gjykatës Kushtetuese, ky institucion do të duhet të certifikojë, listat e partive politike pa personat të cilat kanë probleme me ligjin”, u shpreh Miftaraj për Front Online.

    Megjithatë në rast se subjekteve nuk u pëlqen ky vendim, sipas tij, ato kanë të drejtë ankimimi në Gjykatën Supreme.

    “PZAP është organ administrativ vendimet e të cilit janë të apelueshme në Gjykatën Supreme. Personat ose partitë politike të cilët nuk certifikohen kanë të drejtë të paraqesin ankesë në këtë Gjykatë”, deklaroi Miftaraj për Front Online.

    Ky organ pastaj është i obliguar që deri me 30 janar të marrë një vendim dhe ta informojë KQZ-në./Front Online/

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.