Ehat Miftaraj, nga Instituti Demokratik i Kosovës, e ka komentuar seancë ndaj Kadri Veselit në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj, qëndrimin e Veselit para prokurorëve dhe gjykatësit të Speciales, e ka quajtur qëndrim prej lideri dhe burrë shtetasi.
Postimi i plotë i Miftarajt:
“Ju lutem të keni parasysh se ky tribunal u krijua nga Kuvendi i Kosovës, për të shërbyer në emër të popullit. Ajo është mishërimi i parimit se nuk mund të ketë paqe pa drejtësi, dhe nuk mund të ketë drejtësi pa paqe. Edhe pse e ka selinë në Hagë, ajo është pjesë e sistemit tonë ligjor. Nuk duhet të ketë asnjë hatërmbetje drejtuar ndaj ndërkombëtarëve që punojnë në këtë tribunal. Ata janë duke bërë punën që populli i Kosovës ka kërkuar që ta bëjnë. Ky tribunal është pjesë e rrugëtimit të shtetëndërtimit të Kosovës, dhe ne duhet ti shkojmë deri në fund”, thuhet në deklaratën e shkruar nga Veseli.
Qendrim prej lideri dhe burrë shtetasi!
Kjo është mënyra se si mbrohet edhe lufta e shenjtë e UÇK, por edhe përçohet mesazhi se nuk i frigohemi drejtësisë.