-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj: Ministrat dhe zyrtarët e dyshuar për korrupsion të dorëhiqen ose të shkarkohen

    FrontOnline
    11 Maj 2024

    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi dhe njohësi i çështjeve juridike, Ehat Mitaraj thotë për FrontOnline se duke u nisur nga retorika e kaluar Vetëvendosjes, ministrat dhe zyrtarët që janë duke u përballur me hetime penale e që lidhën me korrupsion do të duhej të dorëhiqen ose të shkarkohen.

    ‘’Sidoqoftë, duke marrë për bazë retorikën e LVV sa ka qenë në opozitë dhe parimet mbi të cilat ka ardhur në pushtet duke promovuar qeverisje me duar të pastra, atëherë pritjet legjitime janë që ministrat dhe pozitat e larta në qeveri ose institucione tjera ekzekutive që përballen me hetime penale që lidhen me korrupsion të dorëhiqen ose shkarkohen nga këto pozita’’, thotë Miftaraj.

    Miftaraj tutje thotë se hetimet që po zhvillohen janë në fazën e hershme dhe nuk mund të konstatojnë në përgjegjësinë penale.

    ‘’Përderisa hetimet që është i zhvilluar PSRK janë në një fazë të hershme të procedurës penale nuk mund të konstatojmë përgjegjësinë penale të personave në fjalë duke respektuar edhe parimet e drejtësisë penale si është prezumimi i pafajësisë deri në një vendim final të gjykatës’’ thekson ai.

    Ndërkohë, Miftaraj thotë se çdo sjellje ndryshe e lidershipit të VV-së, jashtë pritjeve legjitime ndërton standardin se kjo parti nuk dallon nga partitë tjera.

    ‘’Çdo sjellje e lidershipit të LVV-së jashtë këtyre pritjeve legjitime të ndërton standardin se kjo parti nuk dallon nga partitë tjera në opozitë duke vazhduar avazin e ofrimit të kulturës së pandëshkueshmerisë për personat që hetohen për afera korruptive’’ përfundon ai.

    Opozita: Qeveria “Kurti” nuk është me duar të pastra, ministra, zv/ministra dhe një ambasador të dyshuar për korrupsion nga Prokuroria

    Nga Rubrika
    Lajme12 Mars 2025
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ripërsëritur qëndrimin e kësaj partie sa i përket krijimit të qeverisë së re, duke...
    Lajme12 Mars 2025
    Nga KRU “Gjakova” njoftuan se kanë vazhduar edhe sot aksionin e shkyçjeve të konsumatorëve borxhlinj. Me anë të një postimi në Facebook...
    Lajme12 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti, sot ka pritur në takim lamtumirës djalin e gazetares së ndjerë, Olga Priadko, e cila u nda nga jeta...
    Të tjera
    Lajme12 Mars 2025
    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1 mijë e 631 fletëvotimeve të votimit me postë që ishin shpallur...
    Lajme12 Mars 2025
    Drejtori i Transformimit Gëzim Kastrati, drejtori i Planifikimit Arbër Sadiku dhe zëdhënësi i komunës Donat Lushaku sot do të mbajnë konferencë për...
    Vip12 Mars 2025
    Driloni dhe Sara po qëndrojnë gjatë tërë kohës së bashku. Ata po lenë hapësirë për dyshime se mes tyre është krijuar diçka...
    Lajme12 Mars 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim për ndëshkimin që iu është bërë tre gazetarëve dhe redaktorëve të RKT-së nga...
    Lajme12 Mars 2025
    Drejtoresha e Kuluturës në Komunën e Prishtinës dhe anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, i është kundërpërgjigjur ministrit të Kulturës, Hajrulla...
    Lajme12 Mars 2025
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti. Ai përmes një shkrimi në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.