Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila deklaroi së fundi se investimet e huaja në Kosovë kanë çaluar, shkaku i korrupsionit dhe burokracisë.
Pas kësaj ka reaguar Ehat Miftaraj nga IKD, i cili tha se pikërisht Mimoza-Kusari Lila ka aktakuzë aktive për korrupsion kur ka qeverisur bashkë me PDK dhe LDK-në.
Sipas tij kjo deklaratë është patetike dhe e ofendon inteligjencën, transmeton lajmi.net.
Ai madje tha se Kusari-Lila e cila akuzohet për korrupsion, ka pozita ekzekutive, plus të mban moral për korrupsion dhe investime të huaja.
Postimi i plotë:
Mimoza Kusari-Korrupsioni ka penguar investimet e huaja ne Kosove.
Mimoza Kusari- Ka aktakuze aktive per korrupsion kur ka qeverisur bashke me PDK dhe LDK.
Deklarate patetike, ta ofendon inteligjencen.
E akuzuar per korrupsion, ka pas pozita ekzekutive, edhe te ministrit per çka edhe akuzohet, plus te mban moral per korrupsion dhe investime te huaja.
Jeto endrren tende ne Kosoven tone te bukur, ku e duron edhe nje te akuzuar per korrupsion me fitu te drejten me perfaqesu popullin ne Kuvend, edhe me na tregu se korrupsioni po e pengon te ardhmen tone.
Shfrytezo sistemin ne maksimum!