Mos-respektimi i masave anti-Covid nga subjektet politike në kohë fushate, duke organizuar tubime me qindra njerëz prezent, ka ngjallur reagime të shumta.
Ndaj këtij fenomeni ka reaguar edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili ka thurur një himn për të gjitha subjektet politike në garën zgjedhore.
Miftaraj një gjë të tillë e ka bërë me anë të ‘Facebook’-ut, teksa e ka titulluar “Himni i Covid-19”.
Postimi i plotë:
Himni i COVID-19
Rreth Korona Virusit të përbashkuar, me një dëshirë me një qëllim, votat e qytetarëve ne i kemi synim, nesër nëse vdesin askush përveç familjarëve skanë të drejtë të marrin pjesë ne vorrim.
Aleanca VV-PDK-LDK-AAK-NISMA