Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka bërë thirrje që të mos votohen kandidatët për deputetë që kanë aktakuza për korrupsion.
Miftaraj, me anë të ‘Facebook’-ut, ka njoftuar se në periudhën kohore prej vitit 2008 e deri më 2020’ën, 90 për qind e personave të akuzuar për korrupsion janë burra, ndërsa 10 për qind gra.
Tutje, ai njofton se nga ky institute janë akredituar 51 vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve.
Postimi i plotë:
Me 14 shkurt mos votoni ata që kanë aktakuza per korrupsion.
Raporti i IKD lidhur me rastet e korrupsionit qe perfshin periudhen kohore 2008-2020, deshmon se mbi 90 perqind te personave te akuzuar per korrupsion jane burra, 10 perqind gra.
Grate jane me pak te ekspozuara te shkelin besimin e qytetareve!
Mos votoni as grate e as burrat qe rrejne dhe i shkelin parimet çdo pale zgjedhje.
IKD me 14 shkurt 2021 ka te akredituar 51 vezhgues ne monitorim te institucioneve te sigurise dhe drejtesise ne mbrojtje te votes se lire.