×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj: Çdo marrëveshje që cenon rendin Kushtetues, do ta shndërronte Kosovën në shtet jofunksional

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Ehat Miftaraj Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Kushtetuta e Kosovës, si asnjë kushtetutë tjetër në botë, promovon të drejtat dhe liritë e komuniteteve joshumicë.

    Për GazetaBlic, Miftaraj ka thënë se nëse Kosova pranon që të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, atëherë, siç ka deklaruar ai, do të duhej të amendamentohej Kushtetuta.“Në rast se Kosova pranon që të formoj Asociacion me kompetenca ekzekutive për komunitetin jo shumicë serb në Kosovë, duhet të amendamentohet Kushtetuta e Kosovës, për çka nevojitet së paku vota e 80 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës promovon të drejtat dhe liritë e komuniteteve jo shumicë në Kosovë si asnjë Kushtetutë në botë, duke e bërë Kosovën shtet lider në botë sa i përket garantimit dhe respektimit të minoriteteve, duke forcuar rolin e tyre obligativ në vendim marrje që lidhet me procese apo të drejta të tyre”, ka thënë ai për GazetaBlic.

    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (KDI), ka deklaruar se cdo marrëveshje që i jep kompetenca Asociacionit, sipas tij, do të cenonte rendin e Kushtetutës së Kosovës.“Çdo marrëveshje që i jep kompetenca ekzekutive këtij mekanizmi do të cenonte rëndë rendin kushtetues dhe do të shkatërronte karakterin unitar të Republikës dhe do ta shndërronte shtetin e Kosovës në shtet jo funksional dhe të varur nga vullneti i pakicës serbe”, është shprehur ai.
    Miftaraj ka komentuar edhe deklaratën e fundit të dërguarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë në Beograd se Kushtetuta nuk është Bibël dhe se Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin.

    “Njoftimin dhe qëndrimin e tij për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës nuk e bëri në Prishtinë, por në Beograd. Veprimi i tij e ndryshon rrjedhën e negociatave, duke e drejtuar presionin drejtë arritjes së marrëveshjes finale në anën e Kosovës”, tha ai.Ndaj deklaratës së Lajçakut kanë reaguar edhe politikanët kosovarë, derisa të njëjtit e kanë cilësuar si të papranueshme.Kryediplomatja Haradinaj-Stubllka e ka akuzuar Lajçakun se po dëshiron ta kthejë idenë e korrigjimit të kufijve me deklaratën për ndryshim të kushtetutës së Kosovës

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, me të...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka publikuar një foto në rrjetin e tij social “Facebook” duke bërë të...
    Lajme15 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim ndaj Kosovës për veprimet e fundit që lidhen me mbylljen e strukturave paralele në veri të vendit....
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Ish-banorja e “BBVK” Vesa Vllasaliu ka habitur ndjekësit me postimin e fundit. Në “Instastory” ka publikuar një video ku shihet një çift...
    Sport15 Janar 2025
    Ka kaluar gjysma e janarit, dhe ende nuk ka tym të bardhë. Kjo shprehje përdoret për zgjedhjet e një Pape në Vatikan,...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vite nga masakra e Reçakut në Kosovë, ku forcat serbe sulmuan popullatën e pafajshme civile shqiptare, duke vrarë dhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shtyrjen e afatit për subjektet politike për aplikim për akreditimin e vëzhguesve. Afati i paraparë...
    Lajme15 Janar 2025
    Ushtarë amerikanë dhe zviceranë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO-ja realizuan një stërvitje të përbashkët për aftësitë ajrore...
    Lajme15 Janar 2025
    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.