×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt në Maqedoni

    FrontOnline
    19 Nëntor 2024

    “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk është kundër. Kjo është një temë artificiale. Është një temë që po mundohen ta imponojnë”.

    Kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke folur për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe për ligjin për gjuhët.

    Ai theksoi se gjuha shqipe nuk po rrezikohet në këtë shtet.

    “Më besoni, këtu nuk bëhet fjalë për shqetësim, askush nuk është kundër gjuhës shqipe, përkundrazi ja unë jam kryetar i Qeverisë, askush nuk është kundër, as në Maqedoni, kjo është një temë artificiale. Kjo nuk është temë e cila dikujt i pengon ose nuk I pengon, kjo është një temë që po mundohen ta imponojnë po këto hije nga e kaluara se nuk kanë temë tjetër, më besoni”, deklaroi Mickoski për RTK.

    Tutje ai tha se ‘Ligji për Gjuhët’ për pesë vite ka qëndruar në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe pikërisht tani në qeverisjen e tij kjo temë po kthehet në rend dite.

    “Epo, pikërisht kjo është pyetja, se si këta të njëjtit gjyqtarë kushtetues, të votuar nga shumica e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së, i kanë mbajtur të gjithë këto në sirtar për 5 vjet dhe tani papritmas kur erdhi një qeveri e re, një qeveri pro-evropiane, një qeveri reformatore, po atë e nxorën në sipërfaqe, përndryshe nuk e di a njihni antropologjinë për ligjin e gjuhëve, dhe kjo që sot është para Gjykatës Kushtetuese, unë pyeta pak dhe u interesova. Ajo që sot është përpara Gjykatës Kushtetuese janë praktikisht tre nene nga ligji për përdorimin e gjuhëve që kanë të bëjnë me kontestet para gjykatave”, deklaroi kryeministri maqedonas.

    Mickoski tha se përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut nuk po rrezikohet. Madje duke folur për një rast specifik, ai theksoi se sa të jetë ai i pari i shtetit “Vallja e Shotës” do të luhet në mes të Shkupit.

    “Në Shkup është luajtur edhe ‘Shota’ edhe ‘Kolo’ serbe, është luajtur edhe ‘Qyqeku’ turk dhe vallja e vështirë maqedonase, dhe do të luhet. I tillë është shteti dhe ne jemi të bashkuar në diversitetin, dhe do të vazhdohet të luhet. Deri sa të jem unë kryetar i Qeverisë, do të luhet se në atë mënyrë ne afrohemi e jo të ndahemi”, deklaroi ai.

    I pyetur për letrën e Ali Ahmetit që i dërgoi atij rreth heqjes së mekanizmave mbrojtës për komunitetet dhe ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Mickoski tha se Ahmeti i kërkoi atij që t’i urdhërojë gjykatësit kushtetues të mos e bëjnë atë.

    “Thelbi i letrës së tij është: po të drejtohem Hristijan t’u thuash gjykatësve kushtetues të mos e votojnë këtë që është në rend dite në Gjykatën Kushtetuese. Së pari, nuk i njoh, do e përsëris. Së dyti, ai dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë votuar, nuk i kam votuar unë. Ai ishte deputet në Parlament dhe ai i ka votuar. Si mundem unë t’u them gjykatësve kushtetues të cilët nuk i njoh fizikisht”, tha ai.

    Duke folur për marrëveshjen për pika të përbashkëta kufitare Kosovë-Maqedoni, Mickoski u pyet se a do të ketë ndalesa për veteranët e UÇK-së bazuar në fletarrest të serbëve.

    Kryeministri maqedonas deklaroi se çdokush që nuk ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, është i lirë të tranzitojë, të kalojë, e të qëndrojë aty.

    “Prioriteti kryesor është respektimi i ligjeve maqedonase dhe Kushtetutës së Maqedonisë. Ata persona që nuk i kanë respektuar ligjet dhe Kushtetutën maqedonase, pavarësisht qytetarë apo shtetas të kujt janë, kanë arsye të shqetësohen kur tranzitojnë ose qëndrojnë në Maqedoni. Gjithçka tjetër për ne nuk është temë bisede”, tha ai në RTK.

    Kryeministri maqedonas tha se mbledhja ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ishte jashtëzakonisht cilësore dhe se pas kësaj mbledhjeje do të ketë shumë gjëra pozitive dhe të bukura, veçanërisht në planin e ekonomisë.

    Ai mes tjerash tha se pret që mes të dyja vendeve të intensifikohen bashkëpunimet në fushën e energjisë.

    Duke folur për incidentin e presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, kryeministri maqedonas tha se ky nuk ishte rasti i parë dhe se në të njëjtin aeroport presidentja ka kaluar nëpër një sërë incidentesh.

    “Ky nuk është incidenti i parë. Ishte pjesë e një sërë incidentesh që pikërisht e njëjta gjë i ndodhi presidentes në të njëjtin vend, në të njëjtin aeroport, në disa raste edhe më parë. Nuk e di nëse e keni këtë informacion”, tha ai.

    Tutje, Mickoski theksoi se politikanët duhet të respektojnë masat dhe ligjet e vendeve ku udhëtojnë.

    “Në veçanti, unë, kryeministri i vendit tim, nuk kaloj kurrë nga Terminali VIP, thjesht shkoj si të gjithë pasagjerët e tjerë, i nënshtrohem të gjitha kontrolleve tjera të aeroportit, njëjtë veprojnë zëvendëskryeminstrat dhe Presidenti i Shtetit. Këtë nuk e them rastësisht, po e them sepse është rregull i bashkëpronarit të aeroportit, pra i kompanisë franceze Airport Dipari, e cila është bashkëpronare e Turkish Tav, që është operatori zyrtar i aeroporti tonë. Dhe nëse shkoni atje tani, ata do të ju thonë se këto janë rregullat e tyre”, deklaroi kryeministri maqedonas.

    “Nëse autoritetet e sigurisë së aeroportit thonë se do të ketë një kontroll, ju duhet ta kaloni atë proces kontrolli. Kur udhëtoni me një çarter, piloti i çarterit vendos nëse do të kaloni apo jo përmes kontrollove të sigurisë. Por kur kaloni me një linjë pasagjerësh komercialë, pra një fluturim komercial, është e detyrueshme”, shtoi kryeministri maqedonas, Mickoski.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Lundrimi detar për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit është pezulluar në Vlorë. Shkak janë bërë kushtet hidrometeorologjike detare të përkeqësura...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pasi e ka dorëzuar raportin hetues ndaj presidentit të...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me një mesazh dhe reagim sa i përket akuzave të ngritura...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Dy nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, Melinda Ademi dhe Lumi B kanë bashkuar forcat dhe kanë sjell bashkëpunimin më...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka nisur këtë të diel me shumë disponim. Ai u pa tejet energjik por dhe pati një paralajmërim të çuditshëm për...
    Lajme12 Janar 2025
    Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë. Kështu bëri të ditur...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Lundrimi detar për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit është pezulluar në Vlorë. Shkak janë bërë kushtet hidrometeorologjike detare të përkeqësura...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot po qëndron në Komunën e Shtimes, ku ka takuar biznese të ndryshme. Hamza ka...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, thotë se një ndër ngjarjet më emocionuese dje, ishte prezenca e një zonje në prag...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.