11 vjet ‘pa’ Michael Schumacher. Shumë ka kaluar që nga 29 dhjetori i 2013-tës, e diela e fundit e atij viti.
Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 po bënte ski në shpatin LE SHAMUA në Meribel, një vendpushim skish në Francë. Ai ishte në shoqërinë e djalit të tij Mick, atëherë katërmbëdhjetë vjeç.
Sipas dëshmive të drejtpërdrejta të këtij të fundit dhe rindërtimeve të mëvonshme të hetimit, Schumacher u largua nga pista. Më pas ai hyri në një fushë me borë të papërpunuar, një hapësirë jo më shumë se tridhjetë metra e gjerë. Skitë ngecën dhe kampioni gjerman u rrëzua, duke goditur kokën në një gur të dale. Si pasojë, një lëndimi shumë i rëndë në kokë që do t’i shkaktonte dëmtim në tru. Ndoshta situata u përkeqësua nga prania e një videokamere në kaskë, që e lëndoi më keq.
Schumi e kapërceu krizën dhe operacionin e gjatë. Më pak se gjashtë muaj pas aksidentit, Schumacher u zgjua nga koma dhe u transferua në një klinikë private në Lozanë për të ndërmarrë një proces rehabilitimi. Gjatë kësaj periudhe, Schumacher iu nënshtrua operacioneve të tjera kirurgjikale.
E në fund u transferua në vilën “La Reserve”, rezidenca e tij luksoze zvicerane e Gland, në brigjet veriore të liqenit të Gjenevës. Schumacher është mbrojtur nga konfidencialiteti total i familjes së tij dhe i shumë pak njerëzve të lejuar në praninë e tij./RTSH