×
  • Lajme
  • Lajme

    MI i premton mbështetje financiare shoqatës së transportit rrugor

    FrontOnline
    27 Janar 2021

    Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësit e Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, ku janë dakorduar për t’i mbështetur në kërkesat e tyre që i kanë pasur për shkak të humbjeve që u janë shkaktuar nga pandemia.

    Abrashi tha se nesër do të ketë një marrëveshje mbi parimet, se si do të mbështetën operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve.

    “Anëtarët e kësaj shoqate kanë pësuar humbje të mëdha shkaku i pandemisë, pastaj edhe për shkak të vendimeve të qeverisë për masat anti-covid, e kjo ka ndikuar në humbje të tyre. Në kuadër të mundësive buxhetore që kemi pasur i kemi bërë disa lirime vitin e kaluar, duke i ndihmuar këta operator t’i ruajnë vendet e punës”, tha Abrashi.

    Ai bëri të ditur se pas diskutimeve që kanë pasur edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministren e Financave, Hykmete Bajrami, kanë hartuar një kornizë që parasheh një formë të kompensimit.

    “Kjo kornizë parasheh që këto kompani të ndihmohen në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike në kuadër të kilometrave që i bëjnë. Nesër do të kemi një marrëveshje të parimeve, kurse të hënën dorëzojmë planin detal në kryeministri dhe ministri të Financave. Mendoj se është një ditë e mirë për mbi 400 kompani, rreth 6 mijë punëtorë, që do të mbështetën duke i ruajtur vendet e punës”, tha Abrashi.

    Vitin e kaluar me vendim të ministrit Abrashi të gjithë transportuesit rrugor të udhëtarëve janë liruar nga rendet e udhëtimit për 3 vite, duke i ndihmuar për t’i ruajtur vendet e punës./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Opozita ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se ka ndarë grante për vëllain e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli. Në mesin...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pranë Xhamisë së Llapit, sot u zbulua monumenti i dëshmorit, Ismet Krasniqi. Vendi ku i ngrit ky monument, është vendi ku Krasniqi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se mbrëmë është mbrojtur shteti i Kosovës nga lojtarët në Bukuresht, ndërsa tha se dënon...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten mori pjesë në galambrëmjen e organizuar në 20-vjetorin e themelimit të programit të edukimit, Fondacioni...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në një Qendër Tregtare, ka thënë se qeveria ka braktisur prodhuesit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë, se ka refuzuar të mbështesë projektet e “Kooperativës Bujqësore...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Analisti Blerim Latifi ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi vëllai i Fitore Pacollit, mori grant 100 mijë euro nga ministria e drejtuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.