Në fillim të këtij muaji, MG prezantoi tashmë një model të ri global elektrik në Kinë që do të shitet në Kinë si MG Mulan dhe në Evropë si MG4.
MG tani ka publikuar edhe imazhet dhe specifikimet e para të versionit evropian të modelit MG4, me shitjet e tij në Kontinentin e Vjetër duke filluar në tremujorin e katërt të këtij viti.
Ai do të konkurrojë në Evropë me modele të tilla si Volkswagen ID.3, dhe do të ofrohet në disa versione.
Varianti bazë ka një motor elektrik me 170 kWh, bateri 51 kWh dhe një distancë prej 350 km, ndërsa më i forti ka 204 HP, si dhe bateri 64 kWh dhe një autonomi prej 450 km.
Përveç kësaj, MG më vonë do të shpallë versione me dy motorë elektrikë dhe lëvizje me të gjitha rrotat.
Makina bazohet në një platformë modulare MSP të zhvilluar posaçërisht për automjetet elektrike, dhe do të pajiset me “zgjidhje të avancuara për ngarje autonome”.
Për sa i përket dimensioneve, MG4 është 4287 mm i gjatë, 1836 mm i gjerë, 1516 mm i lartë dhe ka një bazë rrote prej 2705 mm./FrontOnline/