MG Motor ekspozoi konceptin Cyberster, një model sportiv dy ulëse plotësisht elektrik, në Motor Show të Shangait muajin e kaluar, me njoftimin se kompania po konsideron t’u ofrojë klientëve gjithashtu një model serik.
Në ndërkohë, u njoftua se MG Cyberster do të marrë versionin serik (pasi kishte mjaft njerëz të interesuar), por nuk dihet se kur do të ndodhë kjo. Në çdo rast, MG Cyberster është një makinë sportive me pjesën e përparme të gjatë, fund të shkurtër, dritat Magic Eye, dritat e pasme me një motiv të flamurit britanik, panelin dixhital të instrumenteve, lidhjen 5G dhe sistemin e drejtimit autonom.
Lajmi gjithashtu thekson se me konceptin e ri, përshpejtimi nga 0 në 100 km/h është rreth 3.0 sekonda, dhe diapazoni me një karikim të baterisë është rreth 800 km./FrontOnline/