×
  • Lajme
  • Lajme

    Mexhiti: Kurti e tha të vërtetën, në Maqedoni të Veriut s’ka ligj të veçantë për gjuhën shqipe

    FrontOnline
    20 Nëntor 2024

    “Kryeministri Kurti e tha të vërtetën”. Kështu është shprehur zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, duke komentuar reagimet e shumta të opozitës shqiptare në RMV, pas deklaratës së kryeministrit kosovar, Albin Kurti, se në Maqedoni nuk ka ligj për gjuhën shqipe.

    Mexhiti ka thënë se në Maqedoni nuk ka ligj të veçantë për gjuhën shqipe, por ekziston ligji për gjuhët, dhe brenda parashikohet kuota 20%

    “Kryeministri Kurti e ka thënë të vërtetën. Në Maqedoni s’ka ligj për gjuhën shqipe, por ligji i gjuhëve dhe brenda parashikohet kuota 20%. Ajo bashkësi etnike që është mbi 20%, në këtë rast shqiptarët, kanë të drejtë ta përdorin gjuhën shqipe, por titulli i Ligji nuk është për gjuhën shqipe, por është Ligji për gjuhët”, u shpreh Mexhiti për mediat e Maqedonisë.

    Për këtë temë gjatë ditës së djeshme reagoi edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Ai tha se kjo është temë artificiale dhe siguroi se gjuha shqipe nuk po rrezikohet.

    “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk është kundër. Kjo është një temë artificiale. Është një temë që po mundohen ta imponojnë”. Kështu deklaroi  duke folur për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe për ligjin për gjuhët. Ai theksoi se gjuha shqipe nuk po rrezikohet në këtë shtet.

    “Më besoni, këtu nuk bëhet fjalë për shqetësim, askush nuk është kundër gjuhës shqipe, përkundrazi ja unë jam kryetar i Qeverisë, askush nuk është kundër, as në Maqedoni, kjo është një temë artificiale. Kjo nuk është temë e cila dikujt i pengon ose nuk I pengon, kjo është një temë që po mundohen ta imponojnë po këto hije nga e kaluara se nuk kanë temë tjetër, më besoni”, deklaroi Mickoski në RTK.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se partia në të cilën bënë pjesë ajo me kohë e kishte kundërshtuar...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka patrulluar me vetura inteligjente në katër komunat veriore. Sipas njoftimit në faqen zyrtare në Facebook, njësitet policore janë...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Emisari i Francës për Ballkanin, Rene Troccaz ka fshirë nga llogaria e tij në “X”, postimin ku përdorte termin “Kosovë e Metohi”....
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthyer në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka deklaruar se organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i tha Fox News të martën vonë se Ukraina do të humbiste luftën nëse Uashingtoni, mbështetësi i...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri, Albin Kurti, ka refuzuar idetë dhe propozimet që marrëveshja bazike Kosovë-Serbi të zbatohet sipas preferencave të pikave të saj. Sipas tij,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    N.P. “Termokos” SH.A. ka nisur një projekt të ri që do të ofrojë ngrohje për 6 objekte dhe 150 njësi banimi në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.