Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Mevlani është shfaqur i mërzitur dhe i stërmbushur nga emocionet teksa qëndronte i vetëm në oborr.
Ai ka filluar të qante teksa i kërkon nënës së tij që të mos mërzitet për të.
“Plakë mos u mërzit se qaj unë, edhe të pata premtuar se s’do të qaj, por më merr malli nganjëherë. Ti e di që nuk rri pa të marrë në telefon 3-4 herë në ditë, e s’te kam parë tash e sa ditë”.
“Por të premtoj që s’do të qaj më, sot është hera e fundit”, tha Mevlani.
Se për çfarë qante Mevlani dhe në çfarë gjendje ishte, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.