×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Metodat që do t’ju ndihmojnë të keni agjërim më të lehtë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit

    FrontOnline
    09 Mars 2024

    Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit mund të sjellë shumë përfitime në aspektin e shëndetit fizik dhe mendor tek njeriu.

    Kjo gjithashtu është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim dhe mirësi.

    Por, cilat janë mënyrat për ta përmirësuar shëndetin tonë gjatë muajit të Ramazanit; këtu kemi listuar disa prej tyre.

    Ushqehuni shëndetshëm në vaktin e iftarit

    Përveç përfitimeve të natyrshme të Ramazanit, është e rëndësishme që të përqafoni vetë praktikat e shëndetshme, shkruan ClevelandClinicAbuDhabi.ae, transmeton FrontOnline.

    Prishja e agjërimit me tre hurma dhe ujë i jep trupit tuaj një energji të menjëhershme dhe nxitje hidratimi përpara vaktit tuaj kryesor. Supa e lehtë është një zgjedhje e shkëlqyeshme për të filluar vaktin kryesor të Iftarit pasi ju ndihmon të hidratoheni.

    Keni kujdes me sasinë e ushqimeve të rënda dhe të skuqura si dhe me pjatat e kripura dhe ëmbëlsirat.

    Jepni përparësi mishit të peshkut, dhe reduktoni copat e mishit, konsumoni bukë integrale dhe oriz kafe, ose edhe pasta; gjithashtu mos harroni edhe perimet.

    Nuk duhet të harroni t’u jepni përparësi vitaminave sikurse C dhe D, për të shmangur mangësitë. Merrni kohën tuaj gjatë ngrënies dhe mbani një sy në kontrollin e porcionit për të ndihmuar në tretjen dhe për të parandaluar shtimin në peshë.

    Hani shëndetshëm në syfyr

    Ashtu sikurse në mëngjes, syfyri duhet të jetë vakti më i rëndësishëm i ditës suaj.

    Balanconi syfyrin tuaj me ushqime të pasura me lëndë ushqyese si tërshërë, djathë, jogurt, fruta dhe perime.

    Disa ushqime duke përfshirë tërshërën, bukën me shumë drithëra dhe drithëra integrale dhe kosi janë opsione të mira pasi ato çlirojnë energji ngadalë gjatë gjithë ditës.

    Mos harroni të pini shumë ujë, qumësht dhe lëngje të freskëta në vend të çajit dhe kafesë, pasi do t’ju mbajnë të hidratuar gjatë orëve të agjërimit.

    Qëndroni të hidratuar

    Një dehidrim i vogël është i natyrshëm dhe kjo mund të çojë në dhimbje koke të lehta dhe mungesë përqendrimi.

    Megjithatë, ju mund të ndihmoni ta mbani veten të hidratuar duke pirë shumë lëngje në orët e iftarit – dhe në syfyr.

    Zgjidhni të pini ujë shpesh, ose pini çaj të lehtë pa sheqer – mund të shtoni edhe copëza limoni ose mint të freskët për të ndihmuar në detoksifikimin dhe për të ndihmuar tretjen.

    Nëse pini rregullisht kafe ose pije të gazuara, përpiquni të reduktoni sasinë, pasi këto dehidratojnë trupin.

    Ushtroni në mënyrë të moderuar

    Agjërimi dhe dehidrimi në mënyrë natyrale mund t’ju bëjnë të ndiheni letargjik dhe t’i bëjnë ditët tuaja të Ramazanit të vështira.

    Megjithatë, me konsumim të duhur të lëngjeve, duhet të përpiqeni gjithashtu të ushtroheni në sasi të moderuar.

    Qëndrimi aktiv ndihmon në reduktimin e lodhjes, i jep trupit tuaj forcën për të vazhduar dhe është një mundësi e mirë për të humbur peshë nëse është e nevojshme. Megjithatë, stërvitja gjatë orëve të agjërimit mund të jetë dehidratuese dhe e rrezikshme. Është më mirë të ushtroheni pak para syfyrit ose disa orë pas iftarit për të përfituar sa më shumë nga stërvitjet tuaja.

    Aplikoni zakone të shëndetshme dhe hiqni dorë nga veset e këqija

    Ramazani është gjithashtu një shans për ju që të hiqni dorë nga varësitë si duhani apo sheqeri.

    Me pak vetëkontroll mund të vazhdoni të përmbaheni nga varësitë tuaja edhe gjatë agjërimit dhe pas orëve të agjërimit. Ramazani është gjithashtu një kohë e shkëlqyeshme për të filluar dhe mbajtur zakone të shëndetshme si për ngrënien e perimeve, pirjes së ujit dhe aplikimin e ushtrimeve të rregullta./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Aronia, e njohur gjithashtu si “manaferrat e zezë”, është një frut i vogël dhe i fuqishëm, që ka fituar vëmendje të madhe...
    Lifestyle07 Janar 2025
    Kina aktualisht po përballet me një shpërthim të metapneumovirusit njerëzor (HMPV) dhe videot në mediat sociale tregojnë spitale të mbingarkuara dhe sisteme...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin e sontëm që...
    Lajme08 Janar 2025
    Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka humbur vizionin në...
    Lajme08 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të zhvillohen kushte për mjegull...
    Vip08 Janar 2025
    Gresa ka shkaktuar të qeshura tek banorët teksa qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë. Ajo madje i habiti me deklaratë teksa u...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot me...
    Lajme08 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një grua si e dyshuar për një vjedhje në një argjendari në Prizren. Ajo me vendim të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.